Dienstag, 26. März 2013

Kujtim Stojku: KOMPROMIS NË ËNDËRR


 
KOMPROMIS NË ËNDËRR

Sa herë kokën e vendos mbi jastëkun e butë
Gjumi ëmbëlsisht m’i mbyll ngdalë qepallat
Nëpër ëndrra endem n’çdo vend e skutë
Për çudi bota ka ndryshuar,s’është ajo që lashë
Në shtigje t’panjohura më çojnë ëndrrallat.

Pastaj bashkë me agimin unë qepallat hap
Rrëfej ëndrrën fill e për pe, për t’i kuptuar fshehtësinë
Ata që m’dëgjuan, n’sytë e tyre u bëra qesharak
Qeshën me ironi, bota s’kish ndryshuar, por m’u shfaq
Përsëri me të gjithë egërsinë.

Pas k’tij zhgënjimi m’duhej t’gjeja qetësinë shpirtërore
Që trupi t’mos më lëndohej por ta kisha pendë të lehtë
Gjumi trupin ma bridhte n’vegimet ëndrrore
Kur trupi çlodhet, shpirti pa pushim vetëm ec.

E prap vazhdoj ëndrrën time duke treguar
Para filxhanit me kafe natën ëndrrash bredhur
Televizionet, gazetat shkruajnë për ëndrrën e pa treguar
E, unë k’to t’gjitha nëpër vegime i kam bredhur…

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen