Dienstag, 12. Februar 2013

Miltiadh Davidhi: DITA IME GRI

 
DITA IME GRI

Mirëmëngjesi, grimcëza ajri
Të largëta,
Ku s'mund të marr dot frymë me ju!
Qielli këtu, në Salerno
Është i vrenjtur,
Si mal hijerënd dhe i pafund hapësire
Me një re të zezë
Trishtimi kalimtar si kapele mbi kokë,
E dita ime gri si bulëz uji e sapo rënë
Mundohet të mbijetojë
E stërgjatur
Mbi një halëz shpirti,
Ndanë një trotuari të huaj,
Ndërsa dashuria ende fle
Mbi një gjethe ëndrre
Në një rrugë mizash dheu.
 

Shaban Cakolli: PISHTAR DRITE


 
PISHTAR DRITE
  Fadil Sylejmanit

Pishtar drite
në qiellin e shqipeve:
e sjell pranverën në stinët tona,
ngrohtësinë në kujtime,
shënon vitet e dritës,
që arrijnë nga stërgjyshërit tanë.
Meshtar i të dielave tona
kur besimtarët
bien në gjunjë
tek predikon të ardhmen.

Qiri i Naimit
që shuhet për të bërë dritë
për poetin e tretur
në bardhësinë e letrës.